Në emisionin “Real Story” ku u fol për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve që kanë mbetur në kampin e Al-Holit në Siri, folën edhe familjarët e dy prej të shpëtuarve: babai i Alvi Beirishës, Afrimi dhe daja i Endi Dumanit, Xhetan Ndregjoni.

Afrimi tregoi se e ka pasur shumë të vështirë të kuptonte sjelljen e bashkëshortes, që i mori djalin e u arratis me një tjetër burrë në Siri. Ai madje tha se në mëngjes kishte pirë kafe me t,ë ndërsa në darkë nuk e pa më.

Afrim Berisha: Të kenë durim familjarët që presin për të marrë të afërmit e tyre se më e mira do bëhet. Unë për vete nuk e kam kuptuar fare. Kemi pirë kafe në mëngjes, kam ik në punë, ajo pastaj ka ik tek tjetri…mori dhe djalin…

Sokol Balla: Kjo që thotë Afrimi është e tmerrshme…

Xhetan Ndregjoni: Qeveria, autoritetet këtë 1 muajin e fundit që ndejtën në terren duhet të punojnë që t’i kthejnë të gjithë, se të gjithë kanë të njejtën dhimbje. Përvoja ime është shumë e dhimbshme. Motra ngeli këtu vetëm, burri ia mori fëmijët. Nga kontaktet me autoritetet të gjithë kishin dijeni për aktivitetin e tij, veç një sinjalizim të vogël të na kishin dhënë, e s’do detyroheshim të kalonim këto peripeci. Informoni familjarët për rrugën jo të duhur ku ndodhen, ky është apeli im.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb