Në rrugët më të vëzhguara nga kontrollet për koronavirusin, asgjë nuk i shpëton policisë. Kështu, një shtetas nga Afrika e Veriut përfundoi në spital, pasi e theu këmbën duke u hedhur në përroin gjysmë të tharë, në Milano, për t’i shpëtuar policisë që e ndiqte.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Lodovico il Moro”, ku një patrullë kishte ndërhyrë për të raportuar një grabitje në rrugë të një gruaje të kërcënuar nga një burrë, i cili i armatosur me thikë, i kishte marrë celularin.

Burri, i cili ende nuk është identifikuar, është lokalizuar menjëherë pas grabitjes dhe është raportuar. Në atë moment ai nuk kishte celularin dhe as thikën me vete por 5,000 euro para cash.

Sipas raportimeve nga stacioni policor, kur një makinë e dytë mbërriti në mbështetje të patrullës së parë, autori u largua me vrap dhe u hodh në përroin e tharë.
Nga përplasja e fortë, ai ka thyer këmbën dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve me për ta rikuperuar atë dhe transportuar në spitalin Niguarda në Milano.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb