Gerhard Schröder, ish-udhëheqësi gjerman, po viziton sot Moskën për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, raporton Politico.

Ish-kancelari gjerman ndodhet në Moskë për të takuar Putin të enjten, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë burime të njohura me këtë çështje.

Schröder ka qenë nën kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit për refuzimin e shkëputjes së lidhjeve të tij të ngushta me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Madje disa nga stafi i zyrës së tij u larguan javën e kaluar pasi ai këmbënguli të mbante rolet e tij të larta në gjigantët e energjisë Rosneft dhe Gazprom të lidhur me Kremlinin.

Schröder, një socialdemokrat, shërbeu si kancelar gjerman nga 1998 deri në 2005. Që atëherë ai ka gëzuar një karrierë fitimprurëse biznesi falë roleve të tij në energjinë ruse.

Vizita e Shroderit në Moskë pasoi bisedimet në Stamboll me një politikan ukrainas, i cili është anëtar i delegacionit të vendit për bisedimet e paqes me Rusinë, thanë burimet për POLITICO.

Javën e kaluar, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, sugjeroi se Schröder mund të përpiqet të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb