Theophilus Solomon nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Nigeriani 25-vjeçar sipas klubit të kuq ka ndërprerë bashkëpunimin dhe do të largohet.

Solomon ndihmoi Partizanin gjatë sezonit të shkuar me 8 gola, ndërkohë që klubi i uron suksese në karrierë.

Kjo do të thotë një sulmues më pak për KF Partizanin, por ndërkohë të kuqtë e kanë merkaton të hapur përpara.

 

STATUSI NGA KF PARTIZANI  

ZYRTARE

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanelën e kuqe.

Klubi falenderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb