Në 24-orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën shtatë persona, kurse janë konfirmuar 296 raste të reja.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në mesin e viktimave janë edhe një 40-vjeçar dhe një 42-vjeçar.

Në njoftimin e bërë nga IKSHPK thuhet se rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste.

Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste. Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

IKSHPK kërkon nga qytetarët qe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: