Në vitrinat luksoze pranë kazinosë, ka nisur slalom-i i leckave të pastrimit para hapjes. Në Monako, sot ka rënë ora e heqjes graduale të kufizimeve, ku të parët që “u sulmuan” ishin parukierët, por turistët duket se po presin të rrezikojnë në një moment tjetër.

Një shenjë që rihapja mbetet graduale, është mungesa e vështirësisë për të shkuar në Monako dhe bllokimet e tij homerike të trafikut.

“Ne do të vazhdojmë me punën nëpërmjet telekomunikacionit sa më shumë që të jetë e nevojshme, që do të lehtësojë trafikun dhe, gjithashtu, shqetësimet për vendosjen larg njëri-tjetrit të personave ose përdorimin e maskave ​​në zyra”, tha ministri i Punëve Sociale të qeverisë së Monakos, Didier Gamerdinger.

“Qeveria e Monakos e hoqi kufizimin një javë më parë sesa në Francë, për arsye shumë pragmatike”, shtoi Gamerdinger.

Sëmundja e COVID-19 ka shkaktuar vetëm katër vdekje në Principatë, nga të cilat vetëm një është banor dhe e ka kaluar kulmin e epidemisë, nuk ka pasur asnjë ose pothuajse asnjë rast për 10 ditë.

Sipas ministrit, marrja e vendimeve për një territor prej dy kilometrash katrorë është, gjithashtu, shumë më e lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb