Aktorja Zamira Kita edhe pse në karantinë në shtëpinë e saj, nuk rresht së krijuari.

Në një lidhje telefonike me News 24, ajo tregon se edhe në këto ditë të vështira, trupa e aktorëve të Korcës ka zgjedhur të sjellë poezi për të shëruar sadopak shpirtrat e njerëzve.

Poezia e radhës që artistët kanë regjistruar është “Në mundsh” e Kipling dhe është regjistruar në kushte vetëizolimi nga të gjithë aktorët.

“Vazhdon nisma që ndërmorëm para dy ditësh. Jemi ndërlidhur ne aktorët dhe kemi përgatitur materiale të ndryshme. Të gjithë u bëmë bashkë për ta përcjellë te ju, nga karantina. Secili prej aktorëve e interpretoi pjesën nga shtëpia”,- tha Kita.

Aktorja premtoi të tjera poezi të tjera, madje edhe me aktorë të tjerë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb