Në fjalën e tij në Kuvend Vangjel Dule u shpreh kundër ndërhyrjeve në Parkun Kombëtar të Butrinit.

Dule theksoi se po shkelet e drejta themelore ajo e pronës , por edhe respektimi i shenjtërisë

“Ju që jeni në favor të këtyre parimeve a jeni krenar që shkelni vlerat jo vetëm të natyrës, por edhe potenciale arkeologjike. Ju votoni që të ngrihen qendra urbane, a jeni krenar. A jeni ju krenar sot, më pas e shohim pas disa vitesh. Rishikoni edhe pronat fetare, shihni se çfarë ka ndodhur!? Ka ndodhur një krim , janë grabitur. Ju sot në një kohë që është zbardhur krimi i instaluar në vendin tonë, ju mbroni produktet e krimit. Këto janë fakte të njohura botërisht…

Ndërsa dënoi xhirimin e klipeve në muze, Dule tha se heshtja e sotme nga autoritetet i ngjan heshtjes së shenjtat budallait. Kujtojmë  se vëllezërit Veshaj dhe Elgit Doda xhiruan këngën e titulluar “Picaso”,  në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, gjë e cila shkaktoi debat në opinionin publik.

“Heshtja juaj është e shejtan budallait, prisni të kaloi ky rast për të kaluar në një tjetër rast abuziv. Dua t’ju pyes çfarë ndodhi në muzeun e artit mesjetar në Korçë, xhirohen klipe këngësh dhe drejtoresha e institucionit del dhe thotë kjo është normale. Nuk ka më vlera shenjtëruese…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: