E ka eliminuar para pak kohësh Bayern nga Champions dhe PSG kërkon ta bëjë sërish sonte, madje në Mynih, edhe pse ka humbur 0-1 në Paris. Një mision i vështirë, por jo i pamundur duke parë dhe yjet që ka në përbërje të saj PSG.

Ka qenë pikërisht Lionel Messi, i cili ka paralajmëruar Bayern para sfidës. Kampioni i botës me Argjentinën në Katar ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin e klubit “PSGTV”, ku ka nënvizuar se PSG-ja është në gjendje të fitojë në Mynih:

Mendoj se në ndeshjet e fundit në kampionatin francez kemi treguar shenja të dukshme përmirësimi. Fitoret e arritura së fundmi na kanë forcuar ndjeshëm dhe na kanë dhënë optimizëm përpara takimit në Ligën e Kampioneve kundër Bayern.

Ne do të bëjmë të pamundurën për të përmbysur rezultatin dhe kthyer gjithçka në favorin tonë. Është shumë e rëndësishme që të zbresim në fushë me frymën e duhur dhe mendësinë e duhur se mund t’ia dalim. Në Mynih nuk do të jetë shaka.

Bayern ka një skuadër mjaft të mirë dhe do ta kemi të vështirë. Unë mendoj se ndeshje të tilla vendosen nga detajet, sepse është gjithnjë shumë e vështirë të shkosh e të fitosh në Mynih. Së bashku me Mbappe mund ta përmbysim Bayernin. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb