Tetori po mbaron dhe si në çdo vit, javën e fundit të këtij muaji ndryshon ora. Në natën e të shtunës 24 tetor dhe të dielës 25 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të shkojnë 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2.

Ky orar do të na shoqëroj deri të dielën e fundit të marsit 2021, kur do të spostojmë sërish akrepat e orës. Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi parlamenti evropian ka votuar që ora mos të ndryshojë më.

Çdo vend do të vendosë vetë se ke orë do të mbajë. Edhe vendi ynë duhet të vendosë nëse duhet të mbajë orën diellore apo të përshtaten me atë verore për të gjithë vitin.

Në verën e 2018 rreth 5 milion qytetare evropian kanë marrë pjesë në një konsultë të ndërmarrë nga disa vende Europiane, me Finlandën dhe Poloninë në rresht të parë, mbi një propozim për të hequr detyrimin për të ndërruar orën dy herë në vit për vendet anëtare. Pavarësisht se 76% e pjesëmarrësve shprehën mbështetjen e tyre, një debat filloi për ketë temë brenda BE-së, pa arritur një vendim. Sidoqoftë me një shumicë të madhe u vendos që detyrimi për të ndryshuar orën e verës dhe të dimrit të mos ekzistojë më.

Secili shtet do të jetë i detyruar deri në prill të 2021 të miratojë kohën që do të përdorë përgjithmonë. Vendet e Evropës Jugore duket se me shumë gjasa do të mbajnë orën verore, ndërsa vendet me veriore (të cilat tashme kanë më shumë dritë në mbrëmje gjatë verës) mund të mbajnë orën diellore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: