Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Shërbimi i Strokut në Neurologji në QSUT, do të mbaje emrin e Drini Dobit, që ndërroi jetë pasi u infektua me Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se Drini Dobi dha kontribut real e të madh në luftën ndaj pandemisë, në atë që ajo e quajti “betejë e shekullit” . Kurse, Rama thekson se emri i Dobit i vihet Shërbimit të Strokut në Neurologji, në nderim të faktit se ai shërbeu denjësisht për bluzën e bardhë të mjekut.

Ogerta Manastirliu: Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë.

Ne nuk do harrojmë njerëzit tanë më të dashur, nuk do harrojmë doktor Drinin dhe mjekët e infermierët që humbën jetën në këtë betejë të shekullit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19.

#TËRRALLË

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: