Pas apelit të familjes Kuburja në News24 kanë reaguar me dhjetëra qytetarë dhe biznese që janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar financiarisht kurimin jashtë vendit të vajzës 15-vjeçare nga Fushë-Kruja.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e Elonës vijon të agravohet nga ora në orë. Nëna e saj thotë se vajza herë pas here ka hemorragji sipërfaqësore ndërsa i druhen më të keqes, një hemorragjie të dytë masive në organet e brendshme që do të ishte fatale për të.

Paraditen e sotme familja e Elonës i është drejtuar edhe një herë ministrisë së Shëndetësisë për të dorëzuar epikrizën mjekësore të noterizuar që do t’i përcillet palës turke. Nga ana e saj Ministria e Shëndetësisë deklaron se i ka nisur po sot shkresat përcjellëse drejt Turqisë në rrugë elektronike dhe se pritet vetëm përgjigja e palës turke.

Çështja e 15-vjeçares nga Fushë-Kruja ka kaluar tanimë kufijtë e Shqipërisë. Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e cila ka vuajtur vite më parë nga e njëjta sëmundje e rëndë po bën përpjekjet maksimale që Elona të mund të operohet në të njëjtin spital në Beograd ku vetë ajo gjeti shërim.

Vajza e dyte e familjes Kuburja vuan nga një sëmundje e lindur, tepër e rrallë në botë që quhet hemangioma kongenitale. Mjekëti kërkojnë shtetit që vajza të dërgohet urgjentisht në një klinikë të specializuar jashtë vendit brenda javës pasi jeta e fëmijës është në rrezik real nëse kalon ky afat kohor.

Për të ndihmuar në kurimin e Elonës në një klinikë të specializuar jashtë vendit mund të kontribuoni në numrin e llogarisë së hapur nga familja në bankën Credins.
00001248081 ne all
Al85 2121 1322 0000 0000 01248081

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb