Spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit janë surprizuar dhe kanë duartrokitur gjatë kur në skenë për të moderuar koncertin gala kanë parë të shfaqet në krah të aktores Elia Zaharia Zogu edhe Enea Jorgjin, gjyqtarin e mirënjohur elbasanas të futbollit që mban edhe stemën e FIFA-s.

Jorgji ashtu sikurse ka qenë i pari nga Shqipëria që ka gjykuar një ndeshje të Ligës së Evropës, po ashtu futet në historinë e moderimit si i pari që kap majat edhe në këtë fushë si përfaqësues i komunitetit të gjyqtarëve të futbollit.

34-vjeçari ka moderuar koncertin gala të fundvitit me emocione por mjaft mirë ashtu sikurse ndeshjen e futbollit. Sukseset e mëdha të Enea Jorgjit e kanë fillesën e tyre në ndeshjet e fazës së grupeve ndërmjet AEK Larnakas dhe Ludogorets, e cila u zhvillua në Qipro.

Dhe Enea Jorgji ashtu sikurse ia dalë në fushën e futbollit ka shkëlqyer edhe në skenë në krah të Elia Zaharia Zogu, përballë një publiku të zjarrtë që janë mahnitur nga performanca e orkestrës simfonike të Elbasanit dhe këngëtareve Vikena Kamenica, Julpiana Aliaj, Xhieldo Hyseni, Zeqir Sulkuqi, Gëzim Bulçari, Brigel Guga e Bledar Sejko. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb