Tragjedia që tronditi Shqipërinë ka bërë bashkë jo vetëm grupet e tifozerive, por edhe klubet e futbollit në vend dhe në të gjitha trvat shqiptare përtej kufirit. Një solidarizim i madh vjen nga skuadrat e Maqedonisë së Veriut, që janë mobilizuar për të mbledhur ndihma.

Shkup
Shkup

Kështu klubi i Shkupit ka vendosur që biletat e ndeshjes kundër Akademia Pandev në kampionatin e Maqedonisë së Veriut të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. E njëjta inisiativë është marrë edhe nga klubi tjetër Struga Trim&Lum. Struganët kanë vendosur gjithashtu që të ardhurat nga shitja e biletave të “derbit shqiptar” kundër Shkëndijës së Tetovës të shkojnë në ndihmë të Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb