Orges Shehi është në negociata të avancuara me Shkëndijën e Tetovës. Mediat maqedonase shprehen se shumë shpejt mund të ketë një fund të lumtur mes palëve, duke sjellur kështu edhe firmën e shumë-pritur.

Shkëndija ndau rrugët pak ditë me parë me trajnerin Qatip Osmani, për shkak të mos përmbushjes së objektivave. Orges Shehi shihet si njeriu i duhur, i  aftë për të rikthyer ekipin në majën e futbollit maqedonas.

Shehi dështoi të fitonte titullin me Tiranën këtë sezon, edhe pse ishte në krye të klasifikimit deri në javën e parafundit të kampionatit. Kjo mund të sjellë edhe largimin e tij nga klubi bardheblu, për të provuar një eksperiencë te re të Shkëndija.

Burimi: Sportmedia.MK

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: