TIRANË

Kryeministri Rama këtë të enjte i kushtoi kohë komenteve dhe mesazheve që i mbërrijnë në rrjete sociale. Referuar drejtwsisw, njw ndwr pyetjet e komuntuesva, kreu i qeverisw tha se  nuk mund të presësh mrekulli nga SPAK-u apo strukturat e tjera kaq shpejt.

Ai pranoi se në çdo ditë në vend gjyqtarët abuzojnë, pasi e dinë se nuk mund ta kalojnë procesin e vettingut. Rama i  perifrazoi këto gjyqtarë me shprehjen e tij “KÇK”.

“Kush ka pritur që drejtësia e re të bëj hatanë në një gjë kaq të shkurtër ka pritur diçka që nuk ndodh. Sot, tani, në këtë moment, ju siguroj që në një gjykatë të vendit po kryhet një krim. Kryhet çdo ditë krime nga gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë VETING-un, dhe do të bëjnë të kapin ç’të kapin.

Sistemi nuk është i pastruar, SPAK-u, kanë filluar të strukturojnë punën e tyre. Këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen ndonjëherë vite, e jo më të ngresh një shtet me ligje dhe struktura, ku ke gjetur një situatë si pas tërmetit rrumpallë e madhe.

Drejtësia e re do të funksionojë dhe do ë jetë e prekshme, kur pas pastrimit dhe paralelisht me pastrimin të vijojë pastrimi i gjyqtarëve të korruptuar, që kanë dalë llum nga sistemi dhe duhet t’i thërrasë drejtësia”, tha kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: