Pas pushtojë Botën, Dider Deschamps nuk ka ndërmend të ndalet me Francën e tij, nuk ka ndërmend as ti vendos limite të ardhmes së tij në krye “gjelave”, thjeshte objektivi i radhës janë kualifikueset “Euro 2020”: “Do të më pëlqente të vijoja deri në fund të Botërorit të ardhshëm ( 2022 në Katar), por fillimisht mendojmë për “Euro 2020”. Kam një raport shumë të mirë me presidentin, kam një kontratë deri në përfundon të “Euro 2020”, kjo është e vetmja gjë e sigurt për momentin.

Mund të drejtoj Francën deri në Botërorin e ardhshëm, do të më pëlqente shumë, por të shohim. Njihemi shumë mirë me presidentin, kemi respekt reciprok”, u shpreh Deschamps duke u ndalur në fund tek kualifikueset e “Euro 2020” ku bën pjesë grupin H sëbashku me Shqipërisë, Turqinë, Islandën, Andorën dhe Moldavinë:

“Gjithçka është e lidhur me rezultatet, për këtë arsye përpara se të mendojmë për 2022 të mendojmë për kualifikueset e “Euro 2020”, u shpreh Deschamps. Franca do të përballet me Shqipërinë fillimisht më 7 shtator ndërsa ndeshjen e dytë më 17 nëntor në “Arenën Kombëtare”.
(BalkanWeb)