Një relike e zhdukur 5 000-vjeçare egjiptiane, u gjet në një kuti purosh në qytetin skocez të Aberdinit.

Artefakti, një fragment druri, ishte një nga tre sendet e gjetura brenda Dhomës së Mbretëreshës së Piramidës së Madhe të Gizës, në vitin 1872.

Dy sendet e tjera, një top dhe një grep, janë aktualisht të vendosura në Muzeun Britanik në Londër.

Relikja i përkiste James Grant, një i diplomuar në Universitetin e Aberdinit, i cili ia la trashëgim universitetit pas vdekjes së tij në 1895.

Asistentja kuratore në këtë universitet, Abeer Eladany, e cila është egjiptiane, e gjeti fragmentin gjatë rishikimit të artikujve të vendosur në koleksionin e universitetit.

“Unë jam arkeolog dhe kam punuar në Egjipt, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të gjeja këtu në Skoci diçka kaq të rëndësishme për trashëgiminë e vendit tim”, tha ajo.

Besohet se kjo relike është pjesë e Piramidës së Madhe të Gizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: