Pas lajmit se është në një lidhje të re me moderatoren Sara Kolami, ka reaguar fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti. Sipas burimeve të revistës Class, Sara dhe Anaidi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, në një prej bareve që djali ka marrë në menaxhim prej kohësh. Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël për sytë kureshtarë.

Por i pyetur nga JOQ.al, vetë Anaidi ka mohuar këtë lajm, duke thënë plot humor se nëse një përqafim i bën njerëzit në një marrëdhënie, i bie që e ka tradhtuar Sarën dy herë brenda paradites.

“Na kanë parë diku përqafuar dhe kanë shkruar as që ju bënte përshtypje edhe pse mes njerëzish…Është kohë festash…njerëzit e afërt kanë nevojë për përqafime. Nëse kjo i bën të jenë në një marrëdhënie, atëherë Sarën e kam tradhtuar sot 2 herë brenda paradites”- ka thënë ai.
70183-640-0-5a424b6011d00
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: