Thashetheme të reja në lidhje me Shakirën. Pak ditë më parë u përfol se ajo vite më parë kishte tradhtuar Pique me tenistin Nadal, ndërsa sot u përfol se ajo është një marrëdhënien me legjendën e portës Iker Casillas.

Por ky i fundit ka reaguar menjëherë, duke ka hedhur poshtë aludimet se ai është në një lidhje me Shakirën. Casillas së fundmi ka finalizuar divorcin nga gazetarja sportive spanjolle, Sara Carbonero, por ndërkohë nuk kanë munguar thashethemet se tani po dilte me “yllin” e popit.

41-vjeçari ndjek Shakirën në Instagram, veprim që kishte nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por Casillas ka shfrytëzuar platformën e rrjeteve sociale për të hedhur poshtë thashethemet se ai tani është në lidhje me fituesen e çmimit “Grammy”.

Në një seri imazhesh nëpër historitë e tij në Instagram, ish-portieri postoi artikuj që aludonin mbi lidhjen së tij të re dhe në fund postoi një emoji që tregonte se ai nuk e di se nga i shpikën këto histori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb