KOSOVE

Rreth dy javë më parë ‘Prive’ publikoi disa foto të këngëtarit të njohur kosovar, Shpat Kasapi me të dashurën e tij. Së fundmi burime pranë këngëtarit kanë treguar më shumë detaje lidhur mbi këtë raport të Shpatit.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”, kanë treguar burimet e sigurta pranë çiftit për ‘Prive’.

Ndërsa ditën e sotme Shpati ndau një foto të tij, ku ra në sy komenti i Selvijes, e cila ka lënë një zemër.

“Ti je plot dashuri”, ka qenë përgjigja e këngëtarit. Me siguri në ditët në vijim Shpati do të zgjedhë të flasë vetë publikisht lidhur me historinë e tij të dashurisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb