Richard Grenell ka vizituar Shqipërinë ditët e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihet se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se para disa ditësh, Grenell ishte në Beograd, ku dhe postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb