Presidenti Rexhep Tajip Erdoan mbajti të hënën një fjalim në seancën e posaçme që u organizua në Parlamentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut me rastin e 47-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro.

“Sot ne nuk ndajmë vetëm një entuziazëm të përbashkët dhe një krenari të përbashkët të kombi.Pavarësisht nëse duan ata apo jo, sot ne i shpallim edhe një herë të gjithë botës vëllazërinë e përjetshme midis Turqisë dhe RTQV, e cila e merr forcën e saj nga gjaku i dëshmorëve tane”-tha udhëheqësi turk .

“Kauza e Qipros, me historinë e saj, ndërgjegjen e saj, luftën e saj dhe epopenë që shkroi në 1974 është kauza e një kombi të madh”, nënvizoi ai.

“I zoti i kauzës së Qipros është i gjithë kombi i madh turk, me atdheun e vogël dhe të madh”, siguroi Erdogan.

“Grekoqipriotët, të cilët me dorën e organizatës terroriste EOKA nuk hezituan të cenojnë nderin, jetën dhe pronën e fqinjëve të tyre turq, kurrë nuk i konsideruan qipriotët turq si partnerë të barabartë”,- e vijoi fjalën e tij Erdoan drejtuar Parlamentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut.

“Ne do të vazhdojmë të ecim me vendosmëri në këtë rrugë edhe pse disa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të shqetësuar nga klima e unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë që ne shfaqim këtu”, tha udhëheqësi turk.

Përvojat e fituara në mënyrë të dhimbshme në histori dhe në këtë proces e kanë bërë të qartë për të gjithë se pala grekoqipriote nuk ka ndërmend të krijojë një shtet përshoqërues”- tha ai.

Presidenti Erdoan tha se një zgjidhje e drejtë, e përhershme dhe e qëndrueshme mund të jetë vetëm një qasje që do të bazohet në realitetet e Ishullit.

Duke iu referuar qëndrimit të palës grekoqipriote në negociatat për çështjen qipriote, Erdoani vuri në dukje se “nuk është më e mundur që ne t’u besojmë këtyre, që të humbasim edhe 50 vjet të tjera”.

“Ne nuk bëjmë lëshime, nuk mund të bëjmë më lëshime”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb