Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu ka kritikuar përpjekjet e Kinës për ta identifikuar vetën si ndërmjetëse e paqes lidhur me konfliktin në Ukrainë.

“Kina po kërcënon me luftë kundër Tajvanit, por dëshiron t’i propozojë një plan paqeje Rusisë, e cila ka nisur një luftë kundër Ukrainës. Ne nuk jemi idiotë. A doni paqe? Të dy autokratët duhet të ndalojnë menjëherë kërcënimet, agresionin dhe ekspansionizmin e tyre”, tha ai.

Referenca e dukshme e Wu për udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi është në një vizitë tre-ditore në Moskë të përshkruar nga Pekini si një “udhëtim paqësor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: