Pas njoftimit të Brukselit për të vendosur sanksione ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, ka reaguar edhe Papa Françesku.

Papa ka kritikuar Kirill për mbështetjen që ai ka dhënë ndaj liderit rus Vladimir Putin.

“Patriarku Kirill nuk duhet të bëhet ‘djaloshi i altarit të Putinit”, ka thënë Papa Françesku.

Në një intervistë për mediat ai ka thënë: “Ne nuk jemi klerikë të shtetit, nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit. Patriarku nuk mund të shndërrohet në djalin e altarit të Putinin”, ka thënë Papa.

Papa Françesku ka kundërshtuar luftën në Ukrainë dhe shpeshherë ka bërë thirrje që Rusia t’i japë fund sulm dhe vendet të dialogojnë dhe të vendosin paqen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb