Fitorja spektakolare 8-2 kundër Barcelonës i ka dhënë Bayern Munich të drejtën për të qenë favorite kryesor në këtë fund të edicionit në Champions League. Por për të ruajtur këtë status dhe për të shpërblyer parashikimet, kampionët gjermanë kanë nevojë për konfirmimin në gjysmëfinalen kundër Lyon. Asnjë mungesë përpara kësaj sfide për Hansi Flick.

Fbl Eur C1 Bayern Munich Training 1024x683
Fbl Eur C1 Bayern Munich Training 1024×683

Beniamin Pavard është i vetmi në dyshim për bavarezët, por mbrojtësi francez nuk luajti as në çerekfinalen ndaj Barcelonës. “Lyon është një skuadër e fortë dhe e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kujdesshëm që nga minuta e parë. Jemi favoritë, por asgjë nuk është vendosur. Jemi skuadra më e mirë në Europë dhe ky trofe do të ishte kurorëzimi i një sezoni fantastik”, ka thënë trajneri i Bayern Munich në konferencën zyrtare përpara ndeshjes.

1266143009.jpg.0
1266143009.jpg.0

Me pak shanse sipas parashikimeve vjen në këtë gjysmëfinale Lyon. Ky status i pëlqen francezëve të drejtuar nga Rudi Garcia, të mësuar me supriza në këtë edicion të Champions, pasi eliminoi në fillim Juventus dhe më pas favoritët e tjerë të Manchester City.

559846 251212 800 Auto Jpg
559846 251212 800 Auto Jpg

“E dimë se me kë përballemi. Bayern nuk ka pika të dobëta, por asnjë skuadër nuk është perfekte. Ne do të bëjmë lojën tonë. Duhet të besojmë tek aftësitë tona dhe të luajmë shanset për të arritur në finale”, është shprehur përpara sfidëës Rudi Garcia. Asnjë mungesë edhe për Lyon, që ëndërron një finale krejtësisht franceze në Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb