Durrësi është një nga qytetet ku ka persona të prekur nga koronavirusi.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “News 24” se sot Durrësi ka dy realitete, atë të pjesës së parë të ditës, ku rrugët ishin mbushur plot dhe të pjesës së dytë të ditës, ku tashmë të gjithë qytetarët janë në karantinë.

“Sot Durrësi ka dy realitete në pjesën e parë të ditës kishte plot njerëz në rrugë, ndërsa pas orës 13.00 gjithë qyteti i Durrësit është bosh. Nëpër udhë ka vetëm policë dhe ambulanca.

Kishte radhë të gjata në dyqane. Qytetarët janë në karantinë tashmë. Të vetmet që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit janë ata tragete që sjellin mallra”, tha gazetarja Haxhiaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb