Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale të Champions League ka sjell qetësi dhe një klimë pozitive në Paris. Neymar dhe shokë rikthehen pas një viti në këtë fazë, një tregues force i këtij ekipi që prej vitesh kërkon me insistim të bëjë për vete kupën me “veshë të mëdhenj”. Braziliani foli me fjalë të ëmbla për PSG pas suksesit përballë Bayern Munich ndërsa presidenti Al Khelaifi u shpreh i bindur se Neymar do të qëndrojë edhe për shumë vite në Paris. Kaq ka mjaftuar që mediat të sjellin një version të ri për të ardhmen e Neymar.

Neymar
Neymar

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit parisien dëshirojnë që Neymar të firmos kontratën e re sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht përpara sfidës kundër Man.City. Për brazilian është gati një kontratë e re deri në vitin 2027, ndërsa termat financiarë nuk janë bërë ende publike. Këtë periudhë u fol sërish për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou” por me sa duket ky është një diskutim i mbyllur një herë e mirë, Neymar ka vendosur përfundimisht për të vijuar karrierën e tij me PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: