TIRANË

Në foltoren me demokratët, ish kryeministri Berisha kujtoi edhe një herë ditën e parë të hyrjes në parlament, pas vendimit të kryedemokratit për ta larguar nga grupi parlamentar i PD-së.

“Ne jemi parti e mendimit të lirë e sovranitetit dhe e interesit kombëtar. Atë ditë që unë jam futur në parlament, me gjithë përpjekjet demonjake për të më penguar jam ndier më i fortë se kurrë, më i motivuar se kurrë. A mund t’ja lija unë vendit tim turpin e dorëzimit të sovranitetit, dorëzimit të mandidatit të qytetarëve shqiptarë. Kurrë! Ndaj ju ftoj me civilitet, qytetari të zhvillojmë këtë debat me të gjithë anëtarësinë. Dje më erdhi një demokrate e re në zyre, më thotë: doktor sot kam qëndruar 2 orë në tel. me vëllanë se nuk është i bindur me c’ka bërë Basha. vazhdojë debatin i thashë, të bëjmë një debat në familjen tonë. Ta bëjmë këtë që kurrë një kryetar s’mund të shkelmojë mbi parimet, e vullnetin tuaj.” tha Berisha, ndërsa u ndal në planet e së ardhmes.

“Dy fjalë për të ardhmen. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja për të dobtit, quhet e pamundura. E ardhmja për sentimentalët quhet e panjohura, për guximtarët quhet ideale. Ndaj edhe ne, le të zotohemi këtu që me përpjekjen tonë, do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit bllokmenëve, mafias e krimit e korrupsionit që po grryen cdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e Sorosit, një armik i së djathtës shqiptare. Kemi qëndruar ndaj tij deri në fund. I siguroj shqiptarët, se kur një fakt i vetëm të dalë të qëndroj jam i gatshëm të marr cdo vendim për ndryshe aq sa jam i përulur ndaj të vërtetës aq jam i pathyeshëm nga mashtrimet e shpifjet”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb