Kreu i PD Sali Berisha në një takim që po zhvillon me banorë të njësisë 5 në kryeqytet, u shpreh se mision i protestës së 6 dhjetorit, do të jetë t’u tregohet europianëve e vërteta në lidhje me aferat e qeverisë dhe kryeministrin Rama.

“KLSH ka konkluduar se është shpërdoruar dhe vjedhur 122 mld lekë ose 1.2 mld euro.

Garantoj çdo rrogëtar shqiptar se këto mjaftonin për të rritur rrogat 130 përqind.

Ç’kërkuam ne në Parlament? Jo 130 përqind por 25 përqind. kërkuam të shtohen 23 mld lekë në fondin e rrogave.

A i patë kartonat e kuq si kope e njerëz pa ndjenja?

Buxheti u bë si hajdutë natën.

Ky është cinik, ndjek ligjin e etërve të tij. Varfëroi ti shtypësh më lehtë ose ti përzësh nga Shqipëria. Asnjë amendament nuk u pranua edhet pse të gjitha mund të pranoheshin pa asnjë rezervë. U pranuan fonde për rrugë e shkolla shumëfish më të shtrenjta se në Europë.

U miratuan shpenzime për fluturime me avion me dhomë gjumi, me helikopterë për ministra, me orgjira…

U votua me urgjencë grabitja e pronës më të çmuar publike që kanë shqiptarët sot, Porti i Durrësit.

Kemi edhe 1001 arsye për të protestuar më 6 dhjetor. me mikun flitet hapur. Ai që është ulur me ju është kryehajduti i shqiptarëve. Kjo është detyrë e mision tua themi të gjithë të pranishmëve. Po i bën të gjitha këto se zgjedhje nuk bën dhe e ka shndërruar votimin në fiktiv”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: