Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka theksuar edhe një herë se në Parlamentin Europian një ditë më parë është folur për shqetësimet kryesore që kanë shqiptarët.

Tabaku shton se “nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ndërtuar Shqipërinë përpos se procesit të Integrimit Europian”.

Reagimi i plotë: 

Dje dhe sot në Parlamentin Europian është folur Shqip! Është folur Shqip për shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Me propozimet e PD u miratua një rezolutë ku në krye të rendi të ditës ishin:

1-      Shqetësimi për zgjedhjet eleminimi i çdo ndikimi të pushtetit në zgjedhje duke nisur nga abuzimi me të dhënat personale dhe deri tek përdorimi i parave publike dhe fondeve publike për zgjedhjet

2-      Shqetësim kryesor është korrupsioni dhe rënia e indeksit të Transparency International

3-      Lufta ndaj krimit të organizuar

4-      Eleminimi i ndikimit politik në sistemin e drejtësisë dhe institucionet e saj të reja.

5-      Media dhe azilkërkuesit që sot janë në rendin e ditës në Shqipërinë ku jetojmë dhe ku diskutohen u sollën dhe në Bruksel prej PD.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ndërtuar Shqipërinë përpos se procesit të Integrimit Europian. Për ta shfrytëzuar gjithë potencialin që ky proces ka dhe për të bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar edhe me kolegët tanë në Parlament Europian; kush është Shqipëria sot

Kjo është rruga se si Parlamentit Europian dhe BE i bëjmë të ditur ne si PD ekzistencën e problemeve të thella në demokracinë tonë. Duke i ngritur këto çështje këtu institucionalisht dhe që përkthehen në rezolutë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: