Dy sfidat më interesante të mbrëmjes së mërkurën në fazën e play-off të Champions League do të jenë Feyenoord-Milan dhe Celtic-Bayern Munchen.

Kuqezinjtë e Coincecaos vijnë sui favorit në këtë përballje të dyfishte ndaj ekipit holandez, megjithatë tekniku portugez bën apel për të treguar kujdes ndaj Feyenord pasi asgjë nuk është e lehtë në këtë fazë të kompeticionit.

“Do të ndeshemi ndaj një skuadre të fortë, por do të kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë. Nëse jemi në fazën “play-off” kjo është padyshim për fajin tonë, që nuk arritëm të siguronin kualifikimin direkt. Do të jetë një ambjent i nxehtë në Rotherdam, pasi e kam provuar 3 vite më parë kur drejtoja Porton. Por nëse hyjm me mentalitetin e duhur, mendoj se mund të dalim fitimtar”.

Ndërkohë më e thjeshtë pritet të jetë sfida për kryesuesit e Bundesligës, bavarezët e Bayernit të Mynihut, që udhëtojnë drejt Celtic Park për t’u përballur me kampionët skocezë të Celitc Glasgow.

“Do të luajmë ndaj një ekipit të fortë, në një ambjent shumë të vështirë. Edhe kur luaja futboll nuk mbaj mend në memorien time humbje të të skuadrës skoceze në këtë stadium. Ata kanë një mbështetje të zjarrtë nga tifozët e tyre, por skuadra jonë është gati për të zhvilluar ndeshje të mëdha, ndaj asnjë nga ne nuk do të mund ta vlerësojë ndryshe këtë përballje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: