Dëshmi të pathëna për 21 janarin 2011 që do ishte paralajmërimi i shumë ndryshimeve të mëtejshme në historinë e Shqipërisë ndonëse rotacioni do të vinte dy vite më pas.

“Real Story” ka sjellë mbrëmjen e sotme dëshmitë e Mero Bazes, Andi Bushatit, ish-ambasadorit të SHBA Alexander Arvizu etj. Ja si e kujtojnë ata një tjetër moment të kësaj dite.

MERO BAZE
Ne thjesht ndiqnim skenat, dhe bënim humor me njëri tjetrin, të gjitha fotografitë tona ishin makabre duke qeshur, edhe një mjedis gazmor gazetarësh që ndjekin një protestë nervoze dhe pjesërisht të dhunshme, por jo aq të dhunshme të justifikojë tejkalimin e çdo kompetencë për të vrarë për shkak se nuk depërtuar në territorin e kryeministrisë. Dhjetëra demonstrata nga 2011 deri në 2021 kanë goditur derën e kryeministrisë kanë hyrë brenda, kanë tejkaluar shumë herë më tepër dhunën, sesa ajo demonstratë. Gjithë ajo që në ndiqnim ishte një protestë e fortë me kundërpërgjigje po aq të fortë, ekstreme siç u vërtetua më pas, por perceptimi jonë që ishte një demonstratë e fortë…deri në orën 4 kur ne u njoftuam se ato ishin vrasje, gjithçka ishte normale. Pas orës 4 gjithçka ishte dramatike.

ALEXANDER ARVIZU
Dhuna ndodhi për 4-5 orë. Si rishtar që isha, shihja TV të ndryshme. ABCNews kishte kamera në vend tjetër, Top Channel të jepte këndvështrim tjetër, dhe tjetër gjë shihje në TV Klan. Situata ishte shumë konfuze. Imazhet në kokën time janë fillimisht dhuna dhe agresiviteti i protestuesve, ose sidomos disa prej tyre. Policia po mundohej të ruante rreshtimin. U përpoqa të flas me Ramën, por situata precipitoi dhe brenda orës së parë, u duk qartë se policia po e humbte kontrollin. Kishte shumë protestues. Situata precipitoi shumë shpejt.

ANDI BUSHATI
Në 21-janar, ashtu si ne të gjithë situatat skajshmërisht të polarizuara, edhe mediat në një farë mënyre, e kane huqur sit hone miqtë tanë në Kosovë misionin e tyre, kanë qenë shumë të polarizuara. Për shembull ne kemi pasur media si ato të grupit Klan që iu plagos ai gazetari dhe kishin frike edhe të raportonin që gazetari i tyre ishte plagosur në protestë. Në anën tjetër kemi pasur media si Neës24, që bënë le të themi një revolucion mediatik sepse çmontuan të gjitha gënjeshtrat e regjimit të Berishës duke treguar me zë dhe me figurë se nga kishin ardhur plumbat që goditen mbi njerëzit. Ka një fakt shumë të rëndësishëm të raportit të politikës me mediat më 21 janar. Sali Berisha menjëherë sa u ndodh përballë krimit që kishin kryer njerëzit e tij, u mundua të provojë një sërë alibish, por harroi që nuk jetonte me në një kohë analoge, por jetonte në një kohë digjitale, ku gjithçka ishte e survejuar me kamera dhe ato që ai kishte gënjyer me fjalë, iu përgënjeshtruan me imazhe falë pamjeve që dolën të atij gardistit të famshëm që qëllon direkt e mbi njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb