Thomas Tuchel ka shpjeguar në konferencën për shtyp arsyen e mungesës së besimit ndaj Brojës. Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë i grumbulluar ndaj Leeds për shkakun e një dëmtimi që ka marrë.

Ndërkohë trajneri i Chelsea zbuloi se përse nuk po i jep më shumë minuta lojtarit shqiptar: “Dimë mjaftueshëm gjëra mbi Armando Brojën, por është tjetër gjë në huazim dhe tjetër në një klub si Chelsea, ky është hap tjetër.

Broja u dëmtua në përgatitje, u dëmtua edhe tani. Kjo nuk po e ndihmon aspak atë dhe ne, kjo është panorama e qartë. Ka shumë besim dhe do të ketë mbështetjen tonë. Por është padyshim arritje e madhe për të që është pjesë e një klubi si Chelsea”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb