Duke folur për Sky News nga rajoni lindor i Donbasit, Petro Poroshenko tha se Ukraina po bën maksimumin që mundet për të rritur mundësitë luftarake për forcat e saj të armatosura.

Ai shtoi se ndërsa Kievi ka “formulën e fitores”, ai ka nevojë që Perëndimi të vazhdojë të ofrojë mbështetje.

“Vetëm avionët luftarakë nuk mund ta zgjidhin problemin, por mund të ndalojnë dominimin rus në qiellin e Ukrainës”, tha 57-vjeçari.

“Ne kemi armë të mjaftueshme për t’i bërë ballë dhe për të ndaluar Putinin, por nuk kemi armë të mjaftueshme për të siguruar një operacion efektiv dhe për ta përzënë Putinin nga toka ukrainase”.

Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të vazhdojnë të ofrojnë tanke dhe mbrojtje ajrore dhe përforcoi nevojën për raketa dhe municione me rreze të gjatë veprimi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të punojnë së bashku në mars dhe prill për të dalë me një ofensivë për të dëbuar Rusinë dhe për të lejuar Ukrainën të anëtarësohet në NATO.

“Ne në Ukrainë po luftojmë jo vetëm për tokën tonë, jo vetëm për popullin tonë, ne po mbrojmë botën e lirë demokratike,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb