Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin “Open” në News24 konfiskimin e Prestige Resort gjatë ditës së sotme, por edhe sulmet ndaj kompanisë “Hysenbelliu Group”. Lubonja tha se të gjithë sillen si banditë dhe se këtu është bërë një krim sepse ka shkelje.

“Kjo është nga ato ngjarjet që thuhet no comment. Ne jemi të gjithë të qartë se këtu sillen si banditë dhe i gjithë problemi është si mund të frenohen këta banditë, e para. Kush mund t’i frenojë? Edhe i sëmurë është. Në fund fare ai (Rama) mund të jetë i sëmurë, por këta që veprojnë nuk janë të sëmurë dhe nuk kanë frikë fare.

Kjo është një situatë shumë e rëndë në tërësinë e vet. Komenti i dytë është që lidhet me këtë raportin e DASH-it dhe këtu ngrihen disa pyetje. A ka lidhje kjo, a është një sfidë ndaj raportit të DASH dhe në qoftë se kjo është një sfidë pse bëhet kjo sfidë.

Bëhet kjo sfidë se ky është i sëmurë dhe ka ikur dhe i duket se mund të luftojë dhe amerikanët apo ka ato lobet e veta.

Çështja është si mund të shpëtojmë nga kjo bandë. Sillet shteti si bandë. Normalisht këtu është bërë një krim sepse ka shkelje. Ata që bëjnë krime të tilla dhe hyjnë në një pronë, ata duhen ndëshkuar”, tha Lubonja.

Sipas tij, Rama vuan nga omnipotenca dhe e ndjen veten mbi ligjin.

“Rama e di veten omnipotent. Omnipotenca është sëmundja e të ndjerit më të fuqishëm se ligji. Ky është problemi më i madh, të ndihesh se je më i madh se ligji.

Këtu jemi jashtë ligjit dhe ne tani bëjmë sikur ne na funksionon gjykata, sikur ne na funksionon policia e pavarur. Ne po na ha ujku dhe ne bëjmë akoma sikur. Nuk është e lehtë të dalësh nga kjo situatë se këta janë një bandë e organizuar. Si dilet nga kjo situatë është pyetja”, deklaroi Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb