Pas shumë zërash në merkato, e ardhmja e Ernest Muçit duket se është vendosur. Të paktën kështu mendojnë, ose më shumë akoma, janë të sigurta mediat polake. Sulmuesi i Tiranës ka zgjedhur Legian e Varshavës për të bërë kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Muci
Muci

Nuk bëhen të qarta shifrat e transferimit, mejithëse flitet se gjigandët e futbollit polak do të shpenzojnë rreth 1 milion euro për kartonin e 19-vjeçarit që e cilësojnë si “më të mirin e futbollit shqiptar dhe një nga talentet më të mëdhenj të Ballkanit”. E sigurt është që klubi bardheblu do të arkëtojë një shumë të konsidrueshme, pasi më parë kishte refuzuar 600 mijë euro për sulmuesin.

Muci 1
Muci 1

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat polake, palët kanë arritur marrëveshjen dhe po limojnë detajet e fundit për të finalizuar transferimin e Ernest Muçit në formë përfundimtare. Futbollisti do të zbresë në fushë me Tiranën për ndeshjen e së shtunës kundër Teutës, ndërsa kjo mund të jetë paraqitja e fundit për të me bardheblutë përpara se të nisë aventurën e parë europiane me skuadrën më të madhe të Polonisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: