Në çdo dalje publike, Robert Lewandowski nuk ka nguruar kurrë ti shpreh dashurinë e tij Bayern Munich, një klub ku ka fituar gjithçka por dhe ka dhënë shumë. “Bomberi” polak ndihet komod në Mynih por ja që mjafton një deklaratë, një interesim i Bayern për Erling Haaland për të përmbysur situatën. Sipas “Sport Bild”, Lewandowski nuk i ka pritur mirë deklaratat e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic i cili konfirmoi interesimin e Bayern për Erling Haaland.

Leva
Leva

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, tani polaku po mendon largimin e tij në fund të sezonit. Lewandowski ka qenë shpesh në merkato, ku shumë klube, si Real Madrid apo PSG kanë shprehur hapur interesimin e tyre për polakun por kanë marrë një “Jo” të prerë si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari. Situata ka ndryshuar tashmë me Bayern që po mendon për të ardhmen ndërsa Lewandowski mund të shqyrtojë ofertat e shumta që vijojnë të vijnë për të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb