KF Tirana ka marrë fitoren e 3-të radhazi sot me Kastriotin dhe trajneri Orges Shehi nuk e fsheh entuziazmin.
Tekniku durrsak thotë se lojtarëve të tij pas ndeshjes u komunikoi që të shijojnë fitoren e sotme, dhe më pas të mendojnë për derbin.

Në ndeshjen e radhës Tiranë përballet me Partizanin në derbin e kryeqytetit, dhe Shehi thekson se lojtarët motivohen vetë para një sfide të tillë por edhe njohja me teknikun e të kuqve, Ilir Daja do të ndikojë.

Tirana ndodhet tashmë në vendin e 5-të në kampionat me 35 pikë, vetëm 6 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

“Pavarësisht fitores, ka momente për analizuar. Seferi më vjen mirë që shënoi, pasi për atë jeton. Unë jam i kënaqur nga ai. 3 fitore radhazi të bëjnë mirë, për vazhdimësinë dhe për të përgatitur ndeshjen tjetër. Bathën e kishim në stol vetëm që ta kishim kapitenin. Najdovski dje kaloi Covidin dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, por për fatin e mirë ia dolëm. Është e vështirë të krijosh manovra kur ke mungesa si Torasa dhe Batha. Sa i përket golave, jam i kënaqur që ato shpërndahen dhe të gjithë ndihen të rëndësishëm.
Derbi? Kjo javë është e rëndësishme si për ne si për Partizanin,. Ndoshta njohja me Dajën mund të ndikojë pak, pasi lojtarët motivohen së tepërmi për derbin. Skuadrës pas ndeshjes i thashë që të shijojnë fitoren e sotme, pastaj do mendojmë për derbin.
Unë që kur kam ardhur në skuadër, kam aktivizuar të gjithë përveç Ilion Likës. Do përgatitemi për ndeshjen, me lojtarët më të mirë. Do impenjim kjo ndeshje. Shpresoj që lojtarët të na kthehen dhe më pas do vendosim për formacionin. Në minuat e fundit kisha pak frikë, pasi mund ta pësonim dhe na ikte fitorja nga duart. Sot 3 dëmtime i bëmë të detyruar. Vetëm Çelhaka u largua nga dëshira për ta ruajtur. Donim që të mos dëmtojmë lojtarët, siç na ka ndodhur deri tani,” tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb