Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë foto me gjimnazistët, teksa ka shkruar se bashkimi i të rinjve është orteku që do të shembë sistemin dhe do të ndëshkojë keqqeverisjen kryeministrit Edi Rama.

Ky mesazh vjen pas konferencës së gjimnazisteve të PL-së. Më datë 6 dhjetor do të mbahet protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Rinia është fuqia e Ndryshimit të Madh!
Bashkimi i të rinjve është orteku që do të shembë sistemin dhe do të ndëshkojë keqqeverisjen e Edi Ramës!
FITORJA DO TË JETË E RINISË!”, ka shkruar Tedi Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb