SHENGJIN- Sezoni turistik, edhe këtë vit, duket se do të gjejë Shëngjinin me probleme në infrastrukturë. Rruga nga Knalla për në Shëngjin, tashmë një arterie kryesore që ndjekin turistët dhe pushuesit për të shkuar në plazhin e Kunes, është tejet e amortizuar. Krahas degradimit, kjo rrugë është shumë e ngushtë, gjë e cila gjatë sezonit turistik shkakton një trafik të renduar.

Ndërkohë gjendja e kësaj rrugë është një rrezik prezentë edhe për kalimtarët dhe një burim i mundshëm aksidentesh.

Bizneset kërkojnë zgjerimin e kësaj rruge nga ana e bashkisë dhe ndërtimin e të paktën një trotuari.
Ndërkohë drejtuesit e automjeteve ankohen se automjetet e tyre dëmtohen vazhdimisht.

Çelja e sezonit turistik po afron, megjithatë mbetet për t’u parë nëse realisht do të ndërhyhet në këtë zonë, ashtu siç dhe është premtuar nga autoritet lokale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: