Dy futbollistë të Manchester City kanë rezultuar pozitivë nga COVID-19 ditën e sotme.
Algjeriani Rihad Mahrez si dhe Emeric Laporte janë infektuar me COVID-19 pikërisht në prag sezoni, kur ekipi i Guardiolës po bën përgatitjet e fundit për startin e Premier League.

Tashmë dy futbollistët janë në vetizolim dhe do të mungojnë për 2 javë në stërvitjet dhe ndeshjet e Manchester City.

Por ndërkohë edhe ekipet e tjera nuk ngelen mbrapa, pasi tek Manchester United Pogba rezultoi pozitiv, teksa tek Totenham ishte Ndoumbele.
Më parë edhe Arsenal e Chelsea kanë pasur raste me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb