KOSOVA

Dy ministra në detyrë të qeverisë Hoti kanë dhënë dorëheqjen pak para votimit në Kuvend të qeverisë Kurti ll.

Bëhet fjalë për zv/kryeministrit Besnik Tahiri i cili njëkohësisht ka dhe detyrën e ministrit të jashtëm në detyrë, dhe Besian Mustafës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

Tashmë janë orët e fundit të qeverisë në detyrë Hoti, pasi sot konstituohet Kuvendi i ri me përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit si dhe qeveria e re e cila do të përbahet nga Vetëvendosje, Lista‘’GUXO’’  dhe disa të tjera që i përkasin minoriteteve joserbe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb