Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, ndërsa nga ana tjetër Kokaveshi kërkon masë më të butë se “arresti me burg”.

Ky i fundit pretendon se ka probleme serioze shëndetësore, e për këtë fakt nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, dhe aktualisht ndodhet në spitalin “Nënë Tereza’.

Ndërkaq, Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb