Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, foli mbi procesin e rindërtimit në vend.

Ai tha se qeveria ka shpërndarë 150 milionë dollarë, e i bëri një tablo të përgjithshme të gjithë procesit të rindërtimit në të gjithë territorin e vendit.

Po ashtu, Ahmetaj theksoi se në pranverë të 2022 nuk do ë ketë asnjë gjurmë të tërmeteve të 2019-ës, e theksoi më tej, se mënyra e procedimit nga qeveria sipas tij, unikale në botë.

“Qeveria ka shpërndarë rreth 150 milionë dollarë, me gjithë ambientet e përbashkëta. Në Shijak kanë mbaruar njësitë individuale, i është dhënë shumë e plotë e shtëpisë. Unë kam thënë që deri në maj do të jemi 2500 të ndërtuara, në janar 2020, kishim 12.600 familje në çadra, sot kemi më pak se 500. Të gjithë kanë marrë bonus qiraje. Në të gjithë territorin, në Tiranë, Fushë Krujë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, pallate e infrastruktura. Do të ndërtohen rreth 12 mijë pallate. Në pranverë të 2022 s’do ë ketë asnjë shenjë të tërmetit, zero. Do të jetë fshirë nga faqja e dheut kujtesa e keqe. Në Laç janë 524 apartamente, hymë në një shtëpi tipike fantastike. E mbani mend në kohën e qoftë largut u ndërtuar 4 mijë shtëpi, e nuk i harroi populli, por 12 mijë pallate po ndërtohen. Premtimi që kemi bërë do të kemi mbi 2 mijë në majë. Granti total për shkak se shtëpia nuk ndërtohet dot, dhe ndërtimit të banesave individuale. Më ka lënë një lloj të menduari të thellë ai momenti, kur shkuam me kryeministrin në Vaqar dhe i dorëzuam çelësin e shtëpisë një nëne, e cila kishte probleme shëndetësore, një nënë e një vajzë. Ishte momenti që Rama përgëzonte vajzën për 10-at, e ngacmonte djalin për 7 e 8-at. Nëna qante nga gëzimi, imagjinoni këtë nënën, që ne të kishim dëgjuar këta e të shkonim tek instrumenti i kredisë, qoftë e ajo e butë. Imagjinoni që ajo nëna të mbante radhë në bankë, të merrte kredi, e nuk i dihet nëse e shlyenin apo jo, është unik në botë si program. Ju thatë që këto dy fatkeqësitë na erdhën nga Zoti, na ranë në kokë. Do të donim të ishte ndryshe, ky ishte test, imagjinoni të performonte keq, sondazhet tona do të ishin ditë e zezë”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb