Ardian Bujupi kishte zgjedhur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe mediave rozë… deri këtë vit. Muajit e fundit emri i tij është lakuar jo pak në mediat rozë herë për lidhjen me Jasmin Kadriun e herë për lidhje me Sabrine Khan.

Në të gjitha intervistat që ka dhënë, artisti nuk ka folur asnjëherë në mënyrë të qartë në lidhje me trekëndëshin e krijuar. Por së fundmi ka zgjedhur t’i hedh benzinë akoma më shumë zjarrit duke publikuar kësaj here një video me Jasminën. Kjo e fundit e shoqëroi Ardianin në koncertin e tij të fundit, ndërsa këngëtari publikoi një video në TikTok me disa fragmente nga koncerti dhe një pjesë nga prapaskena.

Ardiani shihet në prehrin e ish-konkurrentes së Për’puthen. Më shumë vëmendje ka tërhequr edhe shkrimi me të cilin Ardiani e ka shoqëruar videon. “Jemi shokë!!!”– shkruan ai krahas videove duke qeshur krah Jasminës. Por ndjekësit e tij nuk i besojnë aspak mbishkrimit të tij që thotë se janë shokë. Në seksionin e komenteve, fansat e Ardianit në rrjetin social kanë lënë mendimet e tyre në lidhje me raportin mes tij dhe ish-konkurrentes.

Por një nga komentet që i ka marrë vëmendjen edhe vetë këngëtarit thoshte: “Nëse i kushtoni më shumë rëndësi teksteve të Ardit, do ta kuptonit”. Këtij komenti Ardiani i ka bërë edhe “like”. Ndërsa në një video tjetër edhe Jasmina ka komentuar në profilin e tij me një zemër të bardhë.

Për t’u kthyer te komenti i ndjekësit që sjell vëmendjen tek këngët e Ardianit. Kënga e tij, ku Jasmina ishte modele, titullohet “Tranova” dhe flet për një vajzë pas së cilës këngëtari po “çmendet.”

Megjithatë ende nuk ka asnjë deklaratë nga ana e Ardian Bujupit dhe Jasmin Kadriut.

I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë. Po ashtu, ai u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

3

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.“-tha ai./panorama/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: