Ashley Graham ka vendosur që shtatzënia e dytë mos t’i ndikojë aspak në gardërobën e saj. Nëna e një djali, e cila është në pritje të ëmbël të binjakëve, tregoi se edhe gratë shtatzëna mund të vishen sipas modës.
Modelja e famshme e kolme postoi me miliona ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku shfaqej e veshur rozë me “Fendi” dhe një xhaketë lëkurë të zezë.

Në pritje të binjakëve! Me këmbën lart, modelja e kolme

Në fotot në fjalë, Ashley shfaqet në super formë dhe ekspozon në mënyrën më të bukur barkun e rrumbullakosur. Madje në një pozë, ajo ka ngritur njërën këmbë lart, duke treguar se asgjë nuk e ndalon që të lëvizë lirshëm dhe pa problem.

Si gjithmonë fotografitë e modeles së kolme kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente. Ajo është një nga personazhet e njohur të ekranit që frymëzon gratë që ta duan trupin e tyre në çdo moment, me celulit dhe çdo “defekt” tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: