Marash Kumbulla realizoi golin e parë për këtë sezon, i dyti në Europa League dhe i katërti në total me fanellën e Romës. Një gol me shumë peshë që bën verdhekuqtë të jenë një hap larg çerekfinaleve.

Ajo që ra në sy, përveç festës së ligjshme të mbrojtësit shqiptar, ishte futja e topit nën fanellë, një gjest që ia dedikon partneres së tij Greta Manzato, e cila është në pritje të ëmbël. Rreth dy muaj më parë çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kumbulla dhe partnerja e tij janë në një lidhje prej afro katër vitesh, qëkur mbrojtësi i Kombëtares luante për Veronën. Ajo e ndoqi në aventurën e re në Romë dhe janë shumë të lumtur, teksa tani presin edhe fëmijën e parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Greta Manzato (@gretamanzato)

Edhe vetë Greta postoi në Instagramin e saj fotot e Kumbullës me topin e futur poshtë fanellës, foto që janë bërë virale nga të gjithë tifozët verdhekuq. “Kjo e gjitha për ty e vogla Mati” – shkruan Greta në postimin e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb