Aktorja e njohur, Eliza Dushku, është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa nuk ka zgjedhur të zbulojë gjininë.

Ndërkohë, në një postim të radhës bukuroshja brune ka ofruar pamje derisa u vaksinua për të dytën herë.

“Vendosa të marr vaksinat më 5 dhe 6 muaj të shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time. Të gjithë mjekët, më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihem të sigurt”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Më tej, ajo ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që humbën më të dashurit nga virusi vdekjeprurës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb