Blogerja e njohur greke, Super Kiki është rikthyer në rrjetet sociale, ku flet për gjendjen aktuale psikologjike dhe vizitën e saj te psikiatri, ndërsa është në pritje të fëmijës së saj të parë, si nënë beqare.

Përmes profilit të saj në Instagram , Kiki Litsaki shpesh ndan me ndjekësit pjesë të ndryshme të jetës së saj personale dhe nuk janë të pakta rastet që flet për psikoterapinë shumëvjeçare që bën.

Në postimin e saj sot, Super Kiki tha se është “99.9 për qind në depresion të rëndë ” dhe mund të marrë ndonjë trajtim.

“Sot do të shkoj te psikiatri për herë të tretë në jetën time. Herën e fundit që shkova ishte kur isha 21 vjeç. Por këtë herë, kur fola edhe me psikoterapistin tim, jam 99.9 për qind në depresion të rëndë. Nuk tregon shumë sepse kam bërë shumë psikoterapi në jetën time kështu që “ngatërrohet” si të thuash, sepse e bëj tjetrin të mendojë se jam mirë. E di që ndoshta do të ketë nevojë për trajtim, nuk jam ende e sigurt, por ndoshta po. Megjithatë, jam e kënaqur sepse kam bërë lëvizjen dhe i jam drejtuar mjekut”, tha ajo.

Në videon e dytë Kiki Litsaki dëgjohet duke thënë: Kam kaluar sprova të ndryshme në jetën time, por 2 vitet e fundit janë  shumë ndryshe, tani është jashtë kontrollit, shumë informacion, shumë…, shumë… mendoj se jam shumë e mirë për këtë botë, mund të tingëllojë e çuditshme, por kështu mendoj unë. Më mbyti kjo, më duket sikur jam nën gur varri dhe po vuaj. Për mua problemi im është njerëzimi, sa budallaqe është bota apo sa e keqe është, qoftë nga mesazhet, qoftë nga të afërmit, qoftë nga kalimtarët, kjo më lodh. Nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj sa i keq mund të jetë një person. Prandaj, kur jam e trishtuar, jam dhjetë herë e trishtuar, dhe kur jam e lumtur, jam shumë më pak e lumtur se një person normal”, thotë ajo, deklaratë e cila ka shqetësuar ndjekësit e saj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: